Ballina Bota E rëndë/ U shtyp nga motori i skive, ndërron jetë 8-vjeçarja

E rëndë/ U shtyp nga motori i skive, ndërron jetë 8-vjeçarja

64
0

Një tragjedi e rëndë ka tronditur një familje australiane, pasi një vajzë 8-vjeçare humbi jetën në një aksident me motor dëbore në Japoni.

E mitura, Chloe Jeffries nga Queensland, ndodhej me pushime në Luginën Hakuba, në Prefekturën Nagano, kur motori i borës me të cilën po udhëtonte së bashku me nënën e saj u përmbys. Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi të shtunën paradite, kur mjeti po ngjitej në një kodër përgjatë një shtegu të përcaktuar dhe doli nga kursi gjatë një manovre kthimi, duke u përmbysur dhe duke e bllokuar vajzën poshtë tij.

8-vjeçarja u transportua me urgjencë me helikopter drejt spitalit më të afërt, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.