Ballina Sport Elbasani përmbys Partizanin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Elbasani përmbys Partizanin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

58
0

Partizani është eliminuar në çerekfinale nga Kupa e Shqipërisë, ndërsa ishte Elbasani që fitoi 1 me 3 te stadiumi “Arena e Demave”. Verdheblutë u nderuan nga një penallti e kontestuar në minutën e 119-të, që u kthye në gol nga Ze Gomesh.

Partizani dhe Elbasani diskutuan në shtesë biletën për në gjysmëfinale. Të kuqtë patën fituar 1-0 në aktin e parë, ndërsa skuadra nga Elbasani triumfoi 1-2 në sfidën e kthimit, në kohën e rregullt.

Në fund festoi Elbasani, pasi iu fal një  goli të  Ze Gomes  në shtesë. Sa i takon kohës së rregullt, ekipi i Gvozdenoic “tundi rrjetën” dy herë me Lajthinë, sakaq te kryeqytetasit la gjurmë Contreras.