Ballina Ekonomia Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

114
0

Euro ka humbur pikë përballë monedhës tonë kombëtare, dhe në kursin zyrtar të Bankës Qendrore këmbehet me 96.1 lekë.

Rënia e monedhës Europiane është pjesë e një cikli më të gjerë të dobësimit të disa monedhave kryesore kundrejt lekut. Edhe dollari amerikan ka pësuar një rënie të mëtejshme, duke u këmbyer me 82.6 lekë, ose 0.3 lekë më pak se në përditësimin e mëparshëm. Ndërkohë, në të njëjtën linjë kanë lëvizur edhe dollari australian, dollari kanadez dhe juani kinez, të cilat gjithashtu kanë shënuar rënie të lehtë në raport me monedhën shqiptare.

Forcimi relativ i lekut është lidhur shpesh me disa faktorë, mes tyre rritja e hyrjeve valutore nga turizmi, investimet e huaja direkte, si dhe remitancat nga emigrantët.

Ky trend ka ndikime të ndryshme në ekonomi. Nga njëra anë, një euro më e dobët favorizon importet dhe ndihmon në frenimin e inflacionit, pasi produktet e importuara bëhen relativisht më të lira. Nga ana tjetër, zhvlerësimi i monedhës europiane mund të ndikojë negativisht te eksportuesit dhe sektorët që gjenerojnë të ardhura në euro, të cilët përballen me të ardEuro ka humbur pikë përballë monedhës tonë kombëtare, dhe në kursin zyrtar të Bankës Qendrore këmbehet me 96.1 lekë.

Rënia e monedhës Europiane është pjesë e një cikli më të gjerë të dobësimit të disa monedhave kryesore kundrejt lekut. Edhe dollari amerikan ka pësuar një rënie të mëtejshme, duke u këmbyer me 82.6 lekë, ose 0.3 lekë më pak se në përditësimin e mëparshëm. Ndërkohë, në të njëjtën linjë kanë lëvizur edhe dollari australian, dollari kanadez dhe juani kinez, të cilat gjithashtu kanë shënuar rënie të lehtë në raport me monedhën shqiptare.

Forcimi relativ i lekut është lidhur shpesh me disa faktorë, mes tyre rritja e hyrjeve valutore nga turizmi, investimet e huaja direkte, si dhe remitancat nga emigrantët.

Ky trend ka ndikime të ndryshme në ekonomi. Nga njëra anë, një euro më e dobët favorizon importet dhe ndihmon në frenimin e inflacionit, pasi produktet e importuara bëhen relativisht më të lira. Nga ana tjetër, zhvlerësimi i monedhës europiane mund të ndikojë negativisht te eksportuesit dhe sektorët që gjenerojnë të ardhura në euro, të cilët përballen me të ardhura më të ulëta në lekë.hura më të ulëta në lekë.