Ballina Politika Frident Kuqi lëviz më shpejt edhe se raketat e Iranit, Braçe sulmon...

Frident Kuqi lëviz më shpejt edhe se raketat e Iranit, Braçe sulmon tregtarët e karburanteve dhe propozon rikthimin e Bordit

86
0

Kompania Elda e Frident Kuqit ka qenë e para që ka reaguar duke rritur çmimin e naftës me gati 4 lekë për litër. Në shumë nga pikat e karburanteve Elda, nafta aktualisht po tregtohet me 179 lekë për litër, nga 175 lekë që ishte një ditë më parë.

Tregu i karburanteve është një nga më problematikët në Shqipëri, i cili reflekton në kohë reale rritjen e çmimeve, por është shumë i ngadaltë për të pasqyruar rënien e tyre. Një ditë më parë shoqata e hidrokarbureve paralajmëroi se çmimi i naftës mund të rritet deri në 40 lekë për litër.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e deputetit socialist, Erjon Braçe, i cili e ka akuzuar drejtëpërdrejtë shoqatën e bhidrokarbureve si kartel.

Karteli i hidrokarbureve që vepron si shoqatë, paska thënë që do rrisë çmimin me 20 lekë për 48 orë, deri në 40 lekë për litër në vijim! Arsyeja e tyre – bursa!! Kur i toleron, këta i bëjnë të gjitha, të bëjnë edhe për budalla,” shkroi Braçe në rrjetet sociale.

Deputeti socialist ka dhënë dhe argumentat, që sipas tij dëshmojnë se tregu i karburanteve është kartel.

“Çmimi i naftës sot në pompë është 173 lekë. Eshtë i tillë prej një viti e nuk ka lëvizur një ditë të vetme! Ndryshoi bursa, u rrënua dollari e euro dhe çmimi i këtyre nuk ndryshoi, zero, asnjë qindarkë! Tani çmimi do ndryshojë për 48 orë nga lufta?” shkruan Braçe.

Ai ka kërkuar marrjen e masave të mënjehërshme për të ndalur abuzimin duke propozuar edhe rikthimin e Bordit të Karburanteve.

“Ua thashë edhe kolegëve të mi në Partinë Socialiste sot në mëngjes: kur abuzimi ulëret, kundërmasa duhet të jetë e shpejtë dhe efektive! Ndryshe ne do paguajmë abuzimin si qytetarë e si qeveri, këta thjesht do pasurohen! E fundit gjë; Bordi i Hidrokarbureve që u përdor gjatë kohës së luftës në Ukrainë – nuk është shpallur antikushtetues ndonjëherë! Nëse do jetë profesional dhe me fokus interesin publik, mund të jetë një nga kundërmasat ndaj abuzimit,” përfundon Braçe.