Ballina Rajoni Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë ankesën ndaj gjuhës shqipe tek mallërat

Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë ankesën ndaj gjuhës shqipe tek mallërat

64
0

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën sot që gjuha shqipe duhet që të jetë prezente së bashku me gjuhën maqedonase në mallërat në tregun e Maqedonisë së Veriut, duke hedhur poshtë kështu një ankesë të avokatit maqedonas Valentin Pepelugoski.

Gjyqtarët e hodhën poshtë kërkesën e Pepelugoski-it për të hequr pjesë nga 6 nenet e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Në ankesën e tij, Pepelugoski kishte pretenduar se gjuha shqipe nuk duhet përdorur në etiketat dhe dokumentacionin përcjellës informues të mallërave.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon kushtetueshmërinë dhe ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe për çështjen në fjalë.