Ballina Kosovë Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”?

Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”?

76
0

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë ndarë përfundimisht rrugët e tyre politike, pas një përplasjeje të fortë në takimin e fundit mes tyre.

Burime të medias bëjnë të ditur se takimi është shoqëruar me konfrontim verbal dhe tone të ashpra. Presidentja Osmani raportohet të jetë ndjerë e tradhtuar, pasi Kryeministri Kurti i ka kërkuar që të heqë dorë nga ambicia për një mandat të dytë presidencial dhe të marrë drejtimin e një ministrie në qeveri.

Megjithatë, Osmani thuhet se ka refuzuar prerazi këtë propozim, duke pretenduar se i ka votat e mjaftueshme për rizgjedhje, falë mbështetjes së Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe të përfaqësuesve të pakicave joserbe.

Situata tashmë po merr një tjetër dimension, Presidentja pritet të shndërrohet në rivale të drejtpërdrejtë të Kurtit në skenën politike.

Sipas burimeve të medias Osmani ka përgatitur një listë të re politike me emrin “Shpresa”, me të cilën synon të garojë në zgjedhje, potencialisht në një koalicion të përbashkët me Lidhja Demokratike e Kosovës ose Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në rast se Kuvendi dështon të zgjedh presidentin e ri deri të enjten, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.