Ballina Kronika Vrau me thikë 31-vjeçarin në Tiranë, Gjykata lë në burg autorin e...

Vrau me thikë 31-vjeçarin në Tiranë, Gjykata lë në burg autorin e krimit

55
0

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Gazment Buçpapaj, autorin e vrasjes së Egli Pashollarit në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Gazment Buçpapaj u arrestua para dy ditësh në Tropojë teksa ishte i fshehur në një banesë në Tropojë, ku po mbahej nën mbikëqyrje nga policia.

Egli Pashollari u godit disa herë me thikë pak pas orës 15:00 nga Gazment Buçpapaj, por njëra prej tyre rezultoi fatale, në pjesën poshtë shpatullës, te e cila humbi sasi të madhe gjaku. 31-vjeçari u dërgua në spital nga dëshmitarë në vendngjarje, por mbërriti pa shenja jete. Ndërkohë autori pas ngjarjes u arratis dhe u strehua tek disa të afërm të tij në Tropojë.