Ballina Europë Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një ‘Porsche’

Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një ‘Porsche’

115
0

Një nga të arratisurit shqiptarë u arrestua në kufirin e Ventimiglias në Itali, si pjesë e operacionit të Guardia di Finanza që çoi në shkatërrimin e një rrjeti të madh kokaine.

29-vjeçari shqiptar, i kapur në kufi në një ‘Porsche Cayenne’, besohej të ishte kreu italian i organizatës kriminale që, gjatë viteve, shiti dhjetëra e dhjetëra kilogramë kokainë ultra të pastër.

Shqiptari do të kthehet në gjykatë në maj për një gjykim të përshpejtuar. Edison Brahim Muco, aktualisht i ndaluar në burgun e Sanremos, është planifikuar për një seancë paraprake në distancë.

Muco, i ndihmuar nga avokatja Daniela Paccoi, ishte një i arratisur së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë shqiptarë, të cilët janë ende në kërkim, sepse luajtën role kyçe – sipas rindërtimit të çështjes nga prokurori – në konspiracionin kriminal.

Muco, në veçanti, përveç shitjes së kilogramëve të kokainës, dyshohet gjithashtu se ka poseduar armë.

Oficerët e Guardia di Finanza të Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare gjetën në tavanin e rremë të picerise së Gian Paolo Coresi, në pronësi të një vendasi në Foligno që u arrestua, mbi 65 kilogramëve kokainë.