Ballina Kronika Përplasje e dhunshme mes të rinjve në Sarandë, përfundon i plagosur një...

Përplasje e dhunshme mes të rinjve në Sarandë, përfundon i plagosur një i mitur

85
0

Një i mitur është plagosur në Sarandë pas një sherri me mjete prerëse në lagjen “Sinan Ballaci”.

Policia bën me dije se dy të mitur janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin, më pas sherri ka eskaluar me mjete prerëse deri në plagosjen e njërit prej tyre.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në Spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori pasi dy shtetas të mitur, në lagjen “Sinan Ballaci”, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Gjatë konfliktit, njëri prej tyre është goditur me mjet prerës dhe pasi mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, u largua për në banesë.”, njofton policia.