Hyrjet dhe daljet e qytetit të Vlorës janë blinduar mbrëmjen e sotme nga forca të shumta policie.
Mësohet se në aksion janë angazhuar efektivë të Policisë së Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Rrugore, të cilët po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete.
Kontrollet janë përqendruar kryesisht tek automjetet me xhama të zinj, automjetet e reja si dhe persona të dyshimtë. Gjatë aksionit po kryhen kontrolle të imtësishme si në automjete ashtu edhe ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.
Qëllimi i këtij operacioni është parandalimi i veprimtarive të paligjshme dhe rritja e sigurisë në qytet.







