Ballina Kronika Protesta për resortin në Rrjoll, banorët lirohen me kusht, ndalohet t’i afrohen...

Protesta për resortin në Rrjoll, banorët lirohen me kusht, ndalohet t’i afrohen perimetrit të kantierit të punimeve

53
0

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur lirimin me kusht të banorëve të Rrjollit, të cilët u bënë pjesë e protestës së dhunshme ku u shkatërruan makineritë e punës së kompanisë që po ndërton resortin në zonë.

Në vendimin e gjykatës, banorëve u ndalohet të afrohen pranë perimetrit të kantierit të punimeve, një masë që sipas tyre është absurde, pasi aty ndodhen shtëpitë dhe tokat e tyre.