Sylvinho nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Medon Berishës për ndeshjen ndaj Polonisë, sfidë kjo e vlefshme për Play off të Botërorit dhe e planifikuar të luhet me 26 mars.
Lojtari i Lecces pritej të kthehej në fushë, por gjërat nuk kanë shkuar për me rikuperimin, çka bën që të jetë i disponueshëm për 22 mars, për ndeshjen ndaj Romës. Ndërsa, 100% gati, mendohet se ai do jetë me 4 prill.
Në këto kushte, prezenca e tij në fushë në Varshavë me kombëtaren kuqezi duket e pamundur. Tekniku i kombëtares duhet të bëjë llogaritë pa të, në një ndeshje të rëndësishme.







