Ballina Politika SPAK kërkon shpalljen fajtor dhe gjobë 700 mijë lekë për deputetin Bardh...

SPAK kërkon shpalljen fajtor dhe gjobë 700 mijë lekë për deputetin Bardh Spahia

82
0

SPAK kërkoi cilësimin fajtor dhe dënimin me 700 mijë lekë gjobë për deputetin e PD-së Bardh Spahia për akuzën pengim i ekzekutimit të vendimit gjyqësor. Sipas Prokurorisë së Posaçme, 4 vite më parë në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër ai shkarkoi nga detyra Mark Mollën, administrator i Ujësjellës Kanalizimeve dhe emëroi Arvit Bushatin.

Nga hetimet rezultoi se Molla iu drejtua gjykatës e cila vendosi të pezullojë aktet e nxjerra nga Spahia u pezulluan, por ai nuk e zbatoi vendimin. Madje sipas SPAK edhe pse ishte në dijeni të vendimit nxori akte të tjera, me qëllim që të mos e zbatonte verdiktin e gjykatës për rastin e Mollës.