Ballina Dossier A e vrau Zogu Bajram Currin?

A e vrau Zogu Bajram Currin?

112
0

Nga Indrit Vokshi 

Ngjarjet taman nisin kah viti 1922! Në 1921 konflikti për anijen me armë në Shëngjin, ku Zogu iu thoshte jo, se sapo na ka njohur bota, me premtimin që për momentin do të rrimë do të konsolidojmë shtetin dhe smund të bëjmë veprime që sna i pranon “Versaja”.
Partia e Bajram Curri e Hasan Prishtina me shokë, mbaheshin si krah i fortë luftarak. Për rivalitet politik, nuk pranuan ngritjen e Ahmet Zogut, sepse Zogu ishte gjithashtu si ata, politikan me krah të armatosur me vete, veçse ishte 25 vjeç. Dhe nuk mund të rrinin dy gjela në një kotec. Bejlerët e tjerë nuk kishin krah ushtarak.
Kah fundi i 1922, partia opozitare nisën kryengritje të armatosur për të rrëzuar qeverinë. Kryengritja nisi në prefekturën e Kosovës, Tropojë, Krumë, Kukës. Bajram e Hysni Curri, si dhe çetat pro tyre brenda Kosovës, synonin rrëzimin me armë të qeverisë në Tiranë.
Zona Neutrale e Junikut ishte “zonë tampon” e njohur nga Lidhja e Kombeve sepse paritë e vendit nuk kishin lejuar vendosjen e kufirit, ende. Bajraktarët e Junikut janë fis Voksh, si edhe Beqir agë Vokshi, nipi i Sulejmanit të Lidhjes, u kërkuan nga qeveria e Tiranës që të zbresin në Krumë e të bisedojnë me parinë që të mos përdoreshin për luftë partiake. Synohej qetësimi i situatës dhe vendosja e paqes.
Sapo nisen për ketë mision, partia kryengritëse, çetat e Azem Galicës e Ram Binakut, paritë e berishëve, vrasin me atentat Beqir agë Vokshin. Pastaj vritet edhe Salih Bajraktari i Junikut. Beqir Vokshi ishte anëtar i Komitetit të Kosovës dhe përfaqësues i shqiptarëve në Trieste ku D’Annuncio mbajti mbledhje me “renegatët” e popujve brenda Jugosllavisë. Kjo vrasje asgjësoi e suprimoi Zonën Neutrale të Junikut hunbje e cila ishte humbje e madhe për shqiptarët.
Përgjatë gjithë 1923-1924 gjendja ishte tejet e tensionuar. Zogut iu bë atentat në parlament nga opozita. Atentati u organizua nga “Bashkimi” e Avni Rrustemi. Ironikisht organizata kishte emrin e Dorës së Zezë; emri zyrtar i Dorës së Zezë ka qenë “Bashkim ose Vdekje” (Ujedinjenje ili Smrt), se Dora e Zezë ishte emër metaforik. Si në Serbi si në Shqipëri, organizatat kishin program zyrtar vrasjet politike. Zogu i shpëtoi atentatit dhe pas dy muajsh u vra Avni Rustemi.
Edhe kjo na është paraqitur si “tradhëtati vret patriotin”. Zogu kishte luftuar qysh 18 vjeç kundër serbëve në Lezhë dhe kishte shtypur 3 kryengritje serbe kundër shtetit të brishtë shqiptar, kishte garantuar Kongresin e Lushnjes, por ishte tradhëtar. Avni Rrustemi asnjë luftë e asnjë kredencial patriotik, ishte patriot.
Ndodhi mësymja e qershorit 1924 të cilën këta e quajnë revolucion demokratik. Revolucion demokratik i cili dënoi nja 100 vetë me vdekje dhe nisi të vriste dhe tiu digjte shtëpitë kundërshtarëve. Qeveria e Revolucionit u njoh veç nga Bashkimi Sovjetik.
Britania nuk pranonte një qeveri pro-sovjetike në Shqipëri. Ndaj urdhëroi krijesën e vet, Jugosllavinë, që tia vendoste Zogut në dispozicion territorin për tu kthyer në pushtet. Urdhëroi edhe Greqinë të vepronte njëlloj me Myfit bej Libohovën i cili u fut nga Greqia. Qeveria pro-sovjetike u rrëzua. Zogu nuk u fut me trupa serbe; u fut me trupa shqiptare të cilët ishin mbledhur në kufi por kishte 150 bjellogardistë me vete; ata komandoheshin nga Britania, dihet.
Pas 1925, krahu i opozitës vazhdonte të organizonte qëndresën me armë në Veri. Zogu emëroi personin e përshtatshëm për ta “nënshtruar” Veriun. Cena beg Kryeziu ministër i brendshëm, Hasan beg Kryeziu prefekt i Prefekturës së Kosovës. Kryezinjt ishin vetë “tropojanë” në termat e sotme. Ata janë prej fisit të Bytyçit. Dhe deri në Luftën e Dytë rrinë “agjentë të Britanisë”.
Kur u kap njëri nga oficerët që qëndronte me Bajrm Currin në mal, hetuesia e pyet, çfarë thoshte Bajram Begu gjatë kohës në mal? Ai përgjigjet, Bajram Begu thoshte se pata shpresë në ketë Malsi, por këta kishin qenë krejt me Cena begun. Pra Cena begu ishte më i fuqishëm dhe i kishte kthyer njerëzit pro vetes, sepse ai ishte vetë familje historike me prejardhje prej Malsisë së Gjakovës dhe kishte besnikët e vet.
Fijet ishin aq të ngatërruara sa; familja Curri kishte hasmëri me Kryezinjt e Gjakovës, mirëpo baba i Bajram Currit, Shaqir aga, u vra nga Lidhja e Prizrenit sepse ishte pjesë e “gardës” që mbronte ambasadorin e sulltanit Maxhar pasha dhe, Abdullah begun e Kryezinjve. Këta kishin vrarë Beqi Vokshin, por dëshminë e oficerit të Currit në hetuesi, ai thotë së në male na erdhi Vojvoda i Vokshit. Ec merre vesh kush ka qenë vojvoda sepse asokohe Krasniq, Gash, Bytyç, Voksh, Berishë, kanë pasur secili fis mbi 4000 anëtarë. Dhe konflikt ka qenë i dyfishtë; konflikt me qeverinë e Tiranës, konflikt mes fiseve “alpine” me njëri-tjetrin, si edhe përçarje brenda vetë fiseve. Pak e shumë si ngjarjet e Tropojës në vitet 1997-2000.
Pra ka qenë një luftë totale politike, kush vret i pari tjetrin. Të gjithë kishin luftuar luftë patriotike, të gjithë kishin secili kredencialet e veta në luftë me serbë, mirëpo të gjithë kishin secili interesat politike, afilacion me një qeveri, opozitë apo shtet të huaj.
Kështu që nuk ka vrasje të patriotëve nga tradhëtarët, ka vetëm fatkeqësi; vrasje politike për rivalitet dhe sundim.
Abdullah begu i Kryezinjve ishte dekoruar për luftë kundër Rusisë në Plevna. Dhe pasi ai u vra me Aksionin e Gjakovës se nuk pranoi t’i dorëzojë Lidhjes mikun ambasador, u thur vargu: “Vajmedet për Abdullah begun/ miqt e prem e vet i dekun”. Sepse në aksionin e Gjakovës që ndërmori Lidhja ku i msyu Gjakovës me 4 minë ushtarë kundër shtëpisë së Abdullah Drenit, u vranë nja 11 pashallarë, secili prej tyre i fortë e njeri që kishte luftuar.
Abdullah begu u vra bashkë me agallarë e pashallarë e 50 mirditorë prej Fani, sepse nuk pranoi ta dorëzonte mikun, ambasador i cili u dërgua për të zbatuar vendimet e Kongresit të Berlinit. Dhe Kosova as asokohe as sot nuk e quan tradhëtar por e quan burrë fatkeq i cili vdiq për mik. Vetë rapsodia e paraqit Abdullah begun duke thënë kështu nëse dorëzoj mikun: “Se m’ja nxon edhe djalit syt/ mi thonë baba tu ka korit/ skam çka baj veç me e dhanë ket shpirt”.
Shqip; ka qenë një fatkqësi ku të gjitha “shpijat e pushkës” dhe fiset e Veri-Lindjes deri në Deçan e Drenicë u përfshinë në konfilkt të armatoaur. Këto patriotë e tradhëtarë na i futi historiografia enveriste për shpërlarje truri masive.