Ballina Kronika Atentati te mbikalimi i Shkozetit/ SPAK: Si zbuluam që të akuzuarit ishin...

Atentati te mbikalimi i Shkozetit/ SPAK: Si zbuluam që të akuzuarit ishin përdorues të Sky ECC

246
0

Në procesin gjyqësor në GJKKO kundër të pandehurve Plarent Dervishaj dhe Julian Meçej të akuzuar për atentatin te mbikalimi i Shkozetit me 1 të vrarë e dy të plagosur SPAK relatoi sesi ka mundur të identifikojë se ishin përdorues të aplikacionit të koduar Sky ECC, për shkak se bisedat janë një provë e fortë kundër tyre. Gjatë seancës SPAK shpjegoi se si arriti të identifikonte kodet e Sky dhe se kujt i përkasin.

Në lidhje me Plarent Dervishajn është gjetur një foto ku kërkohej nga ana e tij që t’i mbyllej një adresë email, po ashtu edhe të dhëna të tjera familjare, si emrat e fëmijëve dhe data e lindjes së tyre. Këto të dhëna janë verifikuar dhe ka rezultuar se është pikërisht Dervishaj, pavarësisht nofkave që mbante.

Po në të njëjtën mënyrë është bërë edhe identifikimi i Julian Meçes. Për shkak të fotove të të dhënave që kishte dërguar në aplikacion.

Në disa raste sipas SPAK personat janë vetidentifikuar pasi i kanë shkruar personave të tjerë në emra konkret.

“Në një rast identifikimi është bërë nëpërmjet numrit të avokatit të Redjan Rrajës. Në komunikime personat kanë nisur një foto ku shikohej numri i telefonit, më pas ata kanë bërë verifikimet dhe kanë gjetur memon e bërë nga avokati”, tha avokati.

Në këtë rast është bërë identifikimi i Ramazan Rrajës. Për shkak të të dhënave sekrete procesi vijoi më pas me dyer të mbyllura.

Në atentatin e 1 nëntorit 2019 u vra Andi Maloku, ndërsa u plagosën ish-prokurori Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, një emër kontrovers i botës së krimit.