Ballina Lifestyle Bianca Censori habit me stilin në gjyqin kundër Kanye West

Bianca Censori habit me stilin në gjyqin kundër Kanye West

77
0

Bianca Censori, modelja dhe arkitektja australiane 31-vjeçare, të enjten tërhoqi vëmendjen teksa mbërriti në Gjykatën e Los Angeles-it për të dëshmuar në një padinë civile kundër bashkëshortit të saj, Kanye West.

Ndryshe nga dukja e saj e zakonshme provokuese, Censori kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë: një kardigan të zi dhe fund të gjatë.

Flokët i kishte të kapur në një topuz të ngushtë, ndërsa syzet dhe takat e larta i dhanë një prekje elegante, por të rezervuar.

Ajo mbërriti pak pasi paditësi Tony Saxon hyri në gjykatë. Saxon, i cili u punësua në 2021 si menaxher projekti për rinovimin e vilës së West në Malibu, pretendon se nuk iu paguan, punoi në kushte të rrezikshme dhe u shkarkua padrejtësisht.

Saxon shpjegoi se për të realizuar kërkesat e veçanta të West, ai punoi deri në 16 orë në ditë dhe herë pas here flinte mbi dysheme me pallton e tij për të qëndruar brenda afateve.

Sipas Saxon, marrëdhënia me reperin u prish dy muaj pas fillimit të projektit, kur ai refuzoi disa kërkesa të rrezikshme, përfshirë zhvendosjen e gjeneratorëve brenda shtëpisë që sipas tij do të krijonte rrezik zjarri. West, në përgjigje, e kërcënoi dhe e shkarkoi menjëherë, duke i paguar vetëm një javë pune.

Padia kërkon më shumë se 1 milion dollarë kompensim për shkelje të ligjit të punës dhe dëme të tjera. Saxon tha se vizioni i reperit ishte të krijonte një shtëpi si “strehë bombash e viteve 1910”, një vend që ai mund të përdorte për t’u fshehur nga familja Kardashian dhe Clinton.

Censori duket se kishte zgjedhur këtë dukje të thjeshtë për të reflektuar seriozitetin e momentit, larg imazhit të saj provokues të zakonshëm në tapetet e kuqe.