Ballina Aktualitet Dalin pamjet e dhunës: Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht në studion e...

Dalin pamjet e dhunës: Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht në studion e Fevziut djalin e trashëgimtarit të tokës

262
0

Janë publikuar pamje të rënda që tregojnë dhunën fizike të ushtruar nga protestuesit e Rrjollit ndaj djalit të trashëgimtarit Fatmir Shpellzaj, brenda ambienteve të TV Klan.

Sulmi është kryer teksa ai priste të dalë babain e tij nga studio e gazetarit Blendi Fevziu, ku kishte shkuar për të sqaruar publikisht origjinën e pronës së familjes së tij në zonën e Rrjollit, në Velipojë.

Fotografitë e publikuara tregojnë qartë mavijosje dhe plagë në disa pjesë të trupit, në krahë, shpatulla dhe këmbë, që sipas familjes janë pasojë e një sulmi fizik të organizuar nga persona që pretendojnë bashkëpronësi mbi tokën në Rrjoll, por që nuk disponojnë dokumente ligjore për këto pretendime.

Sipas reagimit të pronarit të tokës, Fatmir Shpellzaj, djali i tij u dërgua menjëherë në Spitalin Nënë Tereza e më pas u transportua me urgjencë drejt Traumës për mjekim të specializuar, për shkak të goditjeve të forta fizikie.

“Kur nuk kanë dokumente, përdorin dhunën”, ka deklaruar Shpellzaj, duke shtuar se ngjarja e fundit tregon se konflikti për pronën në Rrjoll ka dalë tashmë jashtë çdo kufiri dhe nuk është më një debat pronësie, por një çështje serioze e rendit dhe ligjit.