Ballina Kronika E rëndë në Pogradec, 48-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë

E rëndë në Pogradec, 48-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë

109
0

Një 48-vjeçar i jep fund jetës duke konsumuar substanca të ndaluara, dyshohet fostoksinë.

Mësohet se 48-vjeçari është marrë me urgjencë nga ambulanca e spitalit të Pogradecit për tu transportuar drejt Tiranës por ka ndërruar jetë rrugës për shkak të gjendjes tejet të rënduar. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar 48-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt ndërsa trupi është sjellë në morgun e spitalit të Pogradecit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

Nga ana tjetër, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.