Ballina Lifestyle Khloé Kardashian gati për fëmijën e tretë? Zbulon se mund ta bëjë...

Khloé Kardashian gati për fëmijën e tretë? Zbulon se mund ta bëjë edhe pa partner

99
0

Khloé Kardashian ka folur hapur për dëshirën e saj për të zgjeruar familjen, duke treguar se po mendon seriozisht të bëhet nënë për herë të tretë edhe nëse kjo do të thotë ta bëjë këtë pa një partner në krah.

Gjatë podcastit të saj “Khloé In Wonder Land”, ylli i reality show-t ndau mendimet e saj për mundësinë e një fëmije tjetër dhe rrëfeu se kjo është një ide që po e konsideron realisht.

Ajo shpjegoi se në skenarin ideal do të dëshironte që kjo të ndodhte brenda një martese të re. “Në një botë perfekte do të doja të martohesha dhe të kisha një fëmijë me bashkëshortin tim të ardhshëm,” u shpreh Khloé.

Megjithatë, Kardashian pranoi se është duke menduar edhe për një rrugë tjetër. Ajo tregoi se ka ende embrione të ngrira dhe se kjo e bën të reflektojë për mundësinë që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë edhe e vetme.

Aktualisht, Khloé është nënë e dy fëmijëve, True, 7 vjeçe, dhe Tatum, 3 vjeç, të cilët i ka me ish-partnerin Tristan Thompson. Sipas saj, djali i saj mund të rritet shumë mirë edhe pa një tjetër motër, por për vajzën mendon ndryshe.

“Gjithmonë kam menduar se vajzat kanë nevojë për motra,” tha ajo.

Në një moment shumë personal, Khloé zbuloi gjithashtu se i ka mbetur vetëm një embrion vajzë dhe se po mendon seriozisht nëse duhet ta përdorë për të sjellë në jetë një tjetër fëmijë.

“Ndonjëherë pyes veten: a duhet ta bëj këtë vetë?” u shpreh ajo.