Ballina Bota Masakër në Nigeri/ Sulm i armatosur në një fshat, numër i lartë...

Masakër në Nigeri/ Sulm i armatosur në një fshat, numër i lartë viktimash në muajin e Ramazanit

119
0

Masakër në Nigeri. Persona të armatosur kanë sulmuar fshatin në Borno, duke shkuar një numër të lartë viktimash. Një senator nigerian tha për BBC, se ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.

“Numri i njerëzve të vrarë në fakt është shumë masiv, por ne nuk e dimë numrin e saktë, sepse mbështetem në informacionin nga kryetari i qeverisë lokale dhe vendasit atje”, tha ligjvënësi nigerian Mohammed Ali Ndume për sulmin në fshatin Ngoshe.

Ngoshe është një komunitet kryesisht mysliman dhe sulmi thuhet se ndodhi në mbrëmje, ndërsa shumë njerëz po kryenin agjërimin e Ramazanit. Zëdhënësi i policisë në shtetin Borno, Nahum Daso Kenneth, i tha BBC-së të premten se sulmi kishte ndodhur të mërkurën në mbrëmje.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një incident i pafat dhe, falë përpjekjeve të personelit të sigurisë, ne arritëm të sprapsim kryengritësit”, tha ai, duke shtuar se një operacion kërkim-shpëtimi ishte duke u zhvilluar.