Në këtë tryezë janë ulur ministrat e Shqipërisë. Të paktën kështu thotë lista zyrtare e qeverisë.
Por një pyetje e thjeshtë: E dini kush është Ermal Nufi? Nga vjen Enea Karakaçi? Apo çfarë bën çdo ditë në zyrë Adea Pirdeni?
Nëse përgjigjja është “nuk e dimë”, mos u shqetësoni. Me shumë gjasë jeni në shumicë.
Në këtë kabinet, ndër më të njohurit për publikun është Toni Gogu. Ndërsa Albana Koçiu ka gjasa të jetë më e njohur vetëm në pallatin ku banon.
Njëra që ka arritur të bjerë në sy, por kryesisht për gafat e saj, është ministrja e Shëndetësisë Evis Sala. Ndërsa ministrin e Bujqësisë dhe atë të Mbrojtjes zor se i njeh edhe garda në hyrje të Kryeministrisë, nëse do të hynin në këmbë dhe jo me makinë zyrtare.
Dikur për t’u bërë ministër duhej të kishe një histori politike, një profil publik dhe disa beteja në parlament. Sot duket se kriteri është shumë më praktik: të mos thuash kurrë “jo” kur të të vijë telefoni nga kryeministria.
Dhe kështu krijohet një kabinet ku disa janë aty nga konjukturat, disa nga bindja e verbër dhe disa ndoshta ende po përpiqen të kuptojnë se çfarë po bëjnë në atë tryezë./vna







