Ballina Rajoni Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda

Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda

115
0

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e kësaj të premte në zonën detare të Kastellorizos.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e lëkundjeve ndodhet në zonën detare 156 kilometra në jug-jugperëndim të Megistit (Kastellorizo).

Tërmeti ndodhi në orën 07:35, 595 km në juglindje të Athinës.

Nga raportimet nga mediat greke nuk ka patur ende të dhëna për dëme apo të plagosur.