Ballina Sport “Zoti i futbollit” në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret Messin: Jam i...

“Zoti i futbollit” në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret Messin: Jam i privilegjuar!

146
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mirëpriti Lionel Messin dhe Inter Miamin në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të festuar titullin e ekipit në Kupën MLS 2025, por filloi me një fjalim të gjatë mbi konfliktin e vazhdueshëm me Iranin.

Pasi skuadra e Inter Miamit doli në skenë, Trump hyri në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë i shoqëruar nga Messi dhe pronari i klubit Jorge Mas, pas një dite të mbushur me ngjarje në frontin politik ku ai shkarkoi nga pozicioni shefen e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

Më pas kreu i Shtëpisë së Bardhë e ktheu vëmendjen te kampionët e Major League Soccer duke mos ia kursyer elozhet Lionel Messit.

Trump: Jam i priveligjuar të pres Lionel Messin, asnjë President amerikan nuk e ka pasur shansin ta pres atë. Djali im, Barron më tha: ‘Baba e di kush do të vijë sot?’ I thashë jo, kam shumë punë për të bërë. Ai tha; ‘Messi!’. Ai është një tifoz i yti, ai mendon se je një person fantastik dhe mendoj se jeni takuar më parë-vijoi Donald Trump-ai është një tifoz i madh i futbollit, por është një tifoz i flaktë i yti dhe i një zotërie të quajtur Ronaldo.