Barazim 2-2 mes Atalantës dhe Udineses në Bergamo. Mysafirët nga Udine realizuan dy herë me anë të Kristensen dhe Davis, duke të dhënë përshtypjen e një fitorje për ekipin e Runjaic. Nuk ndodh kështu, pasi Scammacca shënoi dy gola, duke i dhuruar një pikë bergamaskëve.
Rastet nuk munguan as në fundin e takimit, teksa pavarësisht 5 minutave shtesë, shifrat mbeten të njëjta deri në fund. Të besuarit e Palladinos renditen në vendin e shtatë me 46 pikë. Udinese është në vendin e 10-të me 36 pikë.







