Nga Ilir Dako
Kryeministri shqiptar, Edi Rama shkoi sot për të vizituar vendin e atentatit të tij ndaj qytetarëve të juglindjes. Pasi i la për 11 ditë të izoluar nga toka mëmë, pa furnizime, pa spitale dhe në mëshirë të fatit, njeriu më i papërgjëgjshëm i rruzullit tokësor shkoi me një kortezh prej rreth 20 makinash dhe me një shpurë burokratësh për të zbuluar mrekullinë e qeverisë së tij. Kryetari i bandës së shkatërrimit të Shqipërisë, pasi sfidoi juglindorët duke ju kaluar me helikopter mbi kokat e radhës kilometrike të makinave me hallexhinj, u kujtua pas 20 ditësh të shkelë në vendin e krimit të quajtur Dragostunjë, për të larë duart si Ponc Pilati.
Atentatori i Dragostunjës, së bashku me zëvendës komandanten e çëtës së hajdutëve, janë atentatorët dhe varrmihësit e kësaj rruge, e cila është ndërtuar në mënyrë skandaloze si efekt i babëzisë së tyre. Atentatori i Dragostunjës, i cili rrezikoi dhe bllokoi jetët e qindra mijëra njerëzve, mijëra hallexhinjve dhe qindra të sëmurëve që nuk morën mjekimet në Tiranë, nëpërmjet vizitës së tij u mundua t’u hidhte sy shqiptarëve, për të dalë i larë nga krimi horror ndaj qw kreu ndaj juglindjes.
Palaçua që bënte karshillëk nga helikopteri me pseudoinvestitorët, me të cilët po bënte aferën e radhës nuk denjoi të kërkonte minimalisht falje për dëmet që i shkaktoi qytetarëve të këtyre zonave. Edi Rama shkoi për ti vënë makiazh fytyrës hajdute të qeverisë së tij, por e theksoi më shumë vulën si qeveri e korrupsionit, e paaftësisë dhe e antishqiptarisë. Ky njeri i lig që në dejet e tij ka vetëm helm dhe nga goja e tij del vetëm pisllëk, kundër medieve, qytetarëve, zërave opozitarë, specialistëve dhe prorfesionistëve, u mundua sërish të shpallë armiqtë e tij si armiqtë e Korridorit 8.
Korridori 8 thotë Rama në diskursin e tij, është vepër shumë e madhe për t’u zhytur në baltën e makinerisë që veç e prodhon, duke akuzuar zërin e protestës për këtë krim të frikshëm ndaj vendit.
“Plagë e hapur që ka shkaktuar një rrebesh balte të jashtëzakonshëm të prodhuar nga makineria e baltës politike e mediatike që ka tundur 700 tenxheret me gjithfarë shpifjesh, akuzash e fantazish se me demek, u shemb rruga nga korrupsioni ndërkohë që është shumë e qartë që segmenti është i vjetër dhe rrëshqitja lidhet me një fenomen tërësisht natyror. Shpejtësia e gënjeshtrës është bërë shumë më e madhe, ndërkohë që e vërteta është në vështirësi shumë të madhe për shkak të vorbullave dhe uraganëve të gënjeshtrave që vijnë nga të katra anët na pasqyrat e telefonave dhe kanalet e medias.
E vërteta në fund gjithmonë del dhe fiton. Duhet vetëm durim dhe këmbëngulje për të vazhduar drejt. Më vjen keq që gjëja ka ndodhur, ka shkaktuar shumë shqetësime dhe ka prishur ritmin e jetës për shumë banorë, por jemi këtu për të vënë qetësi për një kalendar pune dhe afatet e reja që i kemi vënë vetes”, tha ai.
Kush është e vërteta sipas këtij gojëqelburi që është pronari i gjithë sahanëve dhe tenxhereve mediatike në Shqipëri, që i thurin hosana nga mëngjesi në darkë?
Dragostunja është kryekëput atentat qeveritar ndaj Juglindjes dhe nuk mund ta mbulojë këtë krim atentatori që vjen e qan pasi e ka ekzekutuar. Atentatorët e vërtetë të kësaj katastrofe janë komandantët e bandës Palloshi-Lubia, që nga babëzia për të fituar sa më shumë shkatërruan shtratin e lumenjve në mënyrë korruptive.
Gojëqelburi Edi Rama, sa herë bën një krim e ka zakon ta hedhë përgjegjësinë te mediat, prokuroria, gjykatat, por asnjëherë te vetja apo te banditët e tij. Kështu bëri me kanabizimin, inceneratorët, tunelin e Llogarasë, Thumanë-Kasharin, Portin e ri të Porto Romanos, unazën e Tiranës, QafëPloçën, rrugën e Ersekës e dhjetëra afera korruptive, për të cilat fajtor ka bërë mediat. Atentatori i Dragostunjës është në kuotat më të ulëta të korrupsionit kriminal dhe mesa duket do gëzojë shumë shpejt fatin e zëvendëses së tij Lubi Ballukut. Nuk mjafton keqardhja, por marrja e përgjegjësisë pwr dwmet qw ju shkaktoi shqiptarëve të atyre zonave dhe përgjegjësi do të thotë të japësh dorëheqjen, jo të hedhësh baltë me fekale kundër zërit qytetar.
Po është normale që ndërgjegjen e kryeministrit nuk ka sapun që e pastron dhe duart e tij të zhytura në pisllëqe nuk ka detergjent që i lan, pasi është kapur me thonj pas pushtetit dhe nuk imagjinon se ka një fund.







