Kryetari i PD, Sali Berisha tregoi sot se si e mësoi ai shkarkimin e Elisa Spiropalit nga ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, disa javë para se kryeministri Edi Rama të merrte vendimin.
Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se shkarkimi i Spiropalit erdhi pasi kjo e fundit nuk e mbrojti Ballukun në takimet me ndërkombëtarët.
Sali Berisha: Në të gjitha veprimet, Lubia e ka skllav Ramën. Pse Rama është skllav i saj? Akvititeti politik i tyre është 25–vjeçar. Ka qenë asistentja kryesore në Bashki, sipas OSBE Rama ka 200 mln euro në bankat offshore. Dhe Rama nuk e kundërshtoi kurrë.
Ramën e komandon plotësisht Lubia. Ju e keni konstatuar se si Rama është bërë avokat më kryesor i saj qoftë në gjykata. Gjë të cilën Spiropali nuk e mori përsipër. Spiropali, në çdo takim, çështja e parë ishte çështja Balluku, Spiropali shprehej në mënyrë evazive që drejtësia të mos pengohet dhe të gjitha këto nga shoqëruesit e saj i shkonin Ramës dhe Lubisë. Unë e pata paralajmëruar se e mora vesh.
Por do të ketë edhe të tjerë…
Ata që rrahin gjoksin për të, Ballukun, në takimin me të huajt ça nuk thonë për atë. Lidhja e Lubi Ballukut me Edi Ramën është lidhje në krim. Prandaj nuk e lëshon dot. Do të ketë edhe koka të tjera. Si ia mbylli gojën Taos? I nxori regjistrimet e Bistrit. Ajo Ramën e ka të përgjuar në çdo lloj drejtimi.







