Ballina Ekonomia Bizneset kalojnë në tregun e lirë të energjisë, subjektet mund të zgjedhin...

Bizneset kalojnë në tregun e lirë të energjisë, subjektet mund të zgjedhin furnizuesin e energjisë me çmimin më të favorshëm

77
0

Fillimi i vitit 2026 shënoi daljen në tregun e lirë të pjesës së fundit të konsumatorëve të mëdhenj, industrialë, të cilët janë rreth 2300 biznese të lidhura në tensionin 6 kV dhe dalin në tregun e liberalizuar të energjisë. Ato nuk furnizohen më nga Furnizuesi i Shërbimit Universal. Bizneset mund të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë.

“Janë mbi 40 kompani që janë të licensuara nga Enti Rregulltar i Energjisë dhe në mënyrë specifike mund të them se çdo kompani mund të trokasë në derën e biznesit për të ofruar çmimin më të leverdishëm”, tha eksperti.

Bizneset nuk ngelin asnjëherë pa energji. Në rast të ndërprerjes së kontratës me një furnizues, ekziston një mekanizëm tranzitor për furnizim të përkohshëm.

“Për 2 muaj të tjerë është një mekanizëm tjetër që garanton furnizimin e vazhdueshëm nga kompania dhe njihet si furnizuesi i mundësisë së fundit dhe është periudha më normale pasi ka një interes të madh të kompanive furnizuese”, u shpreh ai.

Procesi i liberalizimit të tregut është zhvilluar gradualisht në vitet e fundit sipas niveleve. Fillimisht u përfshinë klientët 35 kV, më pas 20 kV dhe 10 kV. Në fund u përfshinë konsumatorët 6 kV që po flasim këtu.

Bizneset mund të zgjedhin të ndryshojnë furnizuesin në çdo kohë. Ky ndryshim mund të bëhet pa penalitete. E drejta është e garantuar me ligj.