Influencuesja dhe modelja gjermane Caroline Daur tërhoqi vëmendjen në sfilatën e Victoria Beckham gjatë Paris Fashion Week, ku u shfaq me një fustan të kuq tërheqës nga koleksioni i dizenjatores.
Daur, e cila kohët e fundit është përfolur në media si ish-e dashura e Romeo Beckham, u shfaq shumë elegante dhe plot vetëbesim teksa pozonte për fotografët para fillimit të sfilatës.
Fustani i kuq, me prerje moderne dhe detaje elegante, i theksonte linjat trupore dhe i jepte një pamje glamuroze, duke e bërë një nga paraqitjet më të komentuara të mbrëmjes.
Java e Modës në Paris vazhdon të mbledhë yje të modës, influencues dhe personazhe të njohura nga e gjithë bota, të cilët prezantojnë trendet më të reja të industrisë së modës.







