Ballina Sport Ilir Daja vendos rekorde me Dinamon

Ilir Daja vendos rekorde me Dinamon

124
0

Ilir Daja vazhdon të jetë një nga trajnerët më me përvojë në futbollin shqiptar dhe natyrisht një nga trajnerët më të suksesshëm me klubet shqiptare, duke provuar disa herë fazën e grupeve në Europë.

Nëse i hedhim një sy statistikave, trajneri ka qëndruar më gjatë dhe ka zhvilluar më shumë ndeshje me klubin e Ballkanit, ku ka mbajtur stolin për 971 ditë dhe ka drejtuar 137 ndeshje, duke regjistruar një mesatare prej 2.01 pikësh për ndeshje. Me klubin nga Suhareka e Kosovës,

Daja fitoi gjithçka dhe arriti të shkonte dy herë në grupet e Ligës së Konferencës.

Në vendin e dytë qëndron Dinamo, ku Daja ka drejtuar 77 ndeshje gjatë një periudhe prej 541 ditësh dhe vazhdon aktualisht të jetë trajner i skuadrës kryeqytetase.

Të hënën, Dinamo do të përballet me Partizanin, skuadër të cilën ai ka drejtuar në 61 ndeshje, duke qëndruar në krye të pankinës 504 ditë. Kjo renditje tregon edhe stabilitetin dhe besimin që ka marrë trajneri nga klubet ku ka punuar, duke qenë padyshim një nga trajnerët më jetëgjatë në çdo klub ku ka punuar.

PARTIZANI- Ilir Daja e njeh mirë Partizanin, pasi veç faktit se i ka drejtuar pak vite më parë, ai është përballur disa herë edhe si kundërshtar duke ruajtur rezultate pozitive. Kur analizojmë përballjet e Ilir Dajës kundër Partizanit, dalin në pah disa të dhëna interesante.

Ai ka drejtuar ekipet e tij në 25 ndeshje kundër të kuqve, ku ka regjistruar 10 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje.

Kjo i siguron një total prej 37 pikësh (duke marrë të mirëqenë faktin se të gjitha ndeshjet janë me pikë) dhe një mesatare prej 1.48 pikësh për ndeshje ndaj njërit prej rivalëve më të fortë në futbollin shqiptar. Këto rezultate tregojnë se pavarësisht rivalitetit të fortë, Daja ka arritur të marrë një bilanc pozitiv në përballjet direkte, duke qenë shpeshherë një kundërshtar i vështirë për Partizanin.