Ballina Politika “Skandal me korrupsionin dhe me rrugët”/ Salianji: Situata në Shqipëri alarmante, duhet...

“Skandal me korrupsionin dhe me rrugët”/ Salianji: Situata në Shqipëri alarmante, duhet dorëheqje!

128
0

Ervin Salianji në takimin e zhvilluar në Vlorë, foli për çështje të ndryshme dhe zhvillimet politike në vend. Ai tha se shteti ka degraduar, ndërsa u shpreh kritik ndaj opozitës.

“Ju falënderoj që më keni pritur sot, ju jam mirënjohës që gjeni kohën dhe kontribuoni për PD. Vlora është qytet i pavarësisë, guximit dhe qyteti ku qytetarët kanë pasur guximin të ngrihen. Shqipëria ka nevojë të sjellë politikën në shtratin e përgjegjësisë dhe normave të mos jetë e shkëputur nga qytetarët. Situata në Shqipëri alarmante, ka nevojë për dorëheqje. Në qarkun e Vlorë është dhënë një shembull ku drejtuesi ka dhënë dorëheqje”, tha ai.