Ballina Opinion Vetëm 52.3% e grave në punë vs. 66.7% e burrave

Vetëm 52.3% e grave në punë vs. 66.7% e burrave

132
0

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh rigoroz në terren që drejtova kohët e fundit, më rezultoi se vetëm 52.3% e grave janë në marrdhënie pune. Nga ana tjetër, plot 66.7% e burrave janë në marrdhënie pune (anketimi u krye me banorë 18 vjeç e sipër në të gjithë territorin e vendit).

Vetëm në zërat “Sektori shëndetësor/arsimor” dhe “Punonjës shtetëror”, përqindja e punësimit është më e lartë te femrat se sa te meshkujt (shihni Tabelën 1).

Vetëm 52.3% e grave në punë vs. 66.7% e burrave

Sa i përket nivelit arsimor, diferenca me grave dhe burrave është e papërfillshme statistikisht (70.4% vs. 71.7% kanë kryer vetëm 0-12 vjet shkollë – shihni Tabelën 2).

Vetëm 52.3% e grave në punë vs. 66.7% e burrave