Ballina Kronika Aksident me vdekje në vend/ Automjeti del nga rruga dhe përplaset me...

Aksident me vdekje në vend/ Automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, ndërron jetë shoferi

137
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër.

Në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.