Partizani mori një fitore tejet të rëndësishme ndaj Dinamos, me rezultatin 2-0, në duelin e javës së 27-të në Superiore.
Sukses i madh për të kuqtë, që ngjiten në vendin e katërt, në zonën e “Final Four”, duke parakaluar pikërisht Dinamon.
Ndeshja nisi e bukur dhe me raste në të dyja portat. Pas disa tentativave, ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të, nga Martinez me kokë, pas një krosimi të Muratajt.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi sërish me gol për Partizanin. Në minutën e 51-të, Dumbia dyfishoi shifrat.
Dinamo provoi të reagojë dhe iu afrua golit me Bregun në dy raste, por Qirko me dy pritje dhe shtylla, i mohuan festën skuadrës së Dajës.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa Dinamo zbret në vendin e pestë me 39 pikë.







