Dy persona, njëri 16 e tjetri 23 vjeç, janë arrestuar në Holandë, pasi dyshohet se kanë dëmtuar më shumë se 150 varre në një varrezë pranë qytetit Dyseldorf në Gjermani.
Ata besohet se e kryen këtë vepër gjatë tentimit për të vjedhur metale të vlefshme, raporton DPA, përcjellë Kosovapress.
Por, keqbërësve nuk u shkoi larg.
Ata u kapën nga policë të Holandës, të dielën, pasi hynë në territorin e këtij shteti nga qyteza gjermane Monheim, ku ndodhi vepra e pahijshme.
Në makinën më të cilën po udhëtonin ata u gjetën disa urna (enë ku ruhet hiri i të trupave të djegur – kremuar të të vdekurve) dhe sende prej bakri, që dyshohet se ishin marrë nga varret
Vjedhja fillimisht u raportua nga disa vizitorë të një varreze në qytetin Monheim, të cilët zbuluan, të shtunën, dëmtime të mëdha nëpër varre.
Autoritetet kanë nisur hetimet ndaj dy të rinjve për dëmtim të varreve dhe vjedhje të rëndë.







