Ballina Opinion Gojëqelburi i Surrelit i lëshoi dhitë

Gojëqelburi i Surrelit i lëshoi dhitë

124
0

Nga Ilir Dako 

Ajo që pritej ndodhi. Çeta e hajdutëve mori në mbrojtje më në fund lubinë e tenderëve, duke i dalë kundër ekzekutimit të një vendimi të drejtësisë shqiptare. Hajduti dymetrosh nëpërmjet një bilbilosje çapra patra, me një fytyrë të zbardhur si një kufomë e dalë nga varri, më shumë ngjasonte me një njeri që i kishte lëshuar dhitë për qejf të vet, sesa me një njeri që i ngjason kryeministrit të Shqipërisë.

Me pistoletën e Belës në kokë dhe i lebetitur  nga presioni i saj, Edi Rama u mundua të justifikonte mbrojtjen e bashkëhajdutes që kanë grabitur, vjedhur dhe kanë shkatërruar Shqipërinë. Xhepisti dymetrosh lëshoi piskama antiamerikane dhe antieuropiane, duke paralajmëruar se Balluku ishte vija e demarkacionit e tij me BE, duke paralajmëruar qartë se nga ky moment Shqipëria i ndan rrugët e saj me rrugën europiane, pasi Balluku qëndron mbi interesat e shqiptarëve dhe aspiratat e tyre.

Me njëë frenetizëm të pashoq, dymetroshi sulmoi prokurorët e stacionit të trenit,gjykatat, drejtësinë, mediet dhe opinionin publik që kanë guxuar të zbardhin me fakte hajdutërinë e tij në bashkëpunim me Ballukun. Goja e tij e qelbur, që lëshon vetëm fekale të qelbura mbi këdo, duke i përcaktuar punonjësit e drejtësisë një tufë qensh, mediet një tufë tenxheresh dhe opinion publik armik të qeverisjes së tij, nuk kurseu askënd.

Hajduti dymetrosh i panikosur nga drejtësia që i ka trokitur te dera e shtëpisë sulmoi dhe aleatët ndërkombëtarë duke i shpallur armiq të grabitjes së shekullit në aferën e Portit të Durrësit. Dymetroshi i leqendisur nga hajdutëria dhe babëzia, demonstroi sot se lubia Balluku po e zhgërryen pas në fatin e saj të keq, duke konfirmuar se është bashkëpunëtor me të  në çdo cent që ju ka grabitur shqiptarëve.

Gojëqelburi i Surrelit i lëshoi dhitë.

Nga sot shteti shqiptar ka rënë. Kryeministri shqiptar konfirmoi qartazi se organizatori, projektuesi dhe kapobanda e Belinda Ballukut ka qene vetë ai.