Ballina Rajoni I sekuestruan banesën, i moshuari në Greqi përplas me makinë hyrjen e...

I sekuestruan banesën, i moshuari në Greqi përplas me makinë hyrjen e bankës! Në pranga 80-vjeçari

91
0

Një i moshuar është vënë në pranga nga autoritet në Greqi. 80-vjeçari u arrestua të hënën pasi përplasi me makinën e tij në derën kryesore të një banke në Selanik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në sheshin Paramanas.

Sipas raportimeve të mediave greke, i moshuar u tha efektivëve se e ndërmori këtë akt pasi banka i kishte sekuestruar shtëpinë e tij.

Mësohet se ai përplasi me makinë derën e bankës duke ecur mbrapsh. Nga kjo ngjarje janë shkaktuar dëme materiale në xhama. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz pasi në bankë nuk kishte punonjës kur i moshuari kreu aktin.