Trajneri i Benfica-s, Jose Mourinho, reagoi pas ndeshjes për polemikën e kartonit të kuq dhe komentet e bëra ndaj tij nga stafi i Portos.
Mourinho u shpreh i habitur dhe i indinjuar nga akuzat se po vepronte si “tradhtar”.
“Djali nga pankina e Portos më quajti tradhtar 50 herë.
Dua një shpjegim:
Si jam tradhtar?
Kam qenë te Porto dhe i kam dhënë Portos shpirtin tim.
Kam shkuar te Chelsea, dhe i kam dhënë Chelsea shpirtin tim. Real Madrid?
E njëjta gjë. Inter, Fenerbahçe… kam qenë kudo në botë dhe kam dhënë shpirtin dhe jetën time, 24 orë në ditë, çdo ditë. Kjo quhet profesionalizëm.”
Ai gjithashtu kritikoi një koleg të tij që e quajti tradhtar, duke theksuar:
“Unë nuk kam problem me fyerjet e tifozëve të Portos. Por një koleg i imi të më quajë tradhtar… pse jam tradhtar?
Sepse jap gjithçka për Benfica? Ndoshta nesër largohem dhe shkoj te Estrela Amadora, União Leiria apo Moreirense, gjithmonë do të jap gjithçka si gjithmonë. Si jam tradhtar? Nuk më pëlqeu”, u shpreh Jose
Kujtojmë që derbi mes Benficas dhe Portos u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2.







