Ballina Politika Ofendoi Albana Vokshin në Parlament, Sekretariati i Etikës “amniston” Taulant Ballën dhe...

Ofendoi Albana Vokshin në Parlament, Sekretariati i Etikës “amniston” Taulant Ballën dhe nuk e përjashton

122
0

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka rrëzuar kërkesën e PD për përjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla, pas debatit dhe fyerjes ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi gjatë seancës së fundit plenare.

Opozita kishte kërkuar përjashtimin e Ballës nga Kuvendi për një periudhë prej 60 ditësh, pasi gjatë përplasjes verbale ai iu drejtua Vokshit me një koment që u konsiderua ofendues, duke deklaruar se “e ka numrin 0900”. Pavarësisht kërkesës së opozitës, Sekretariati i Etikës vendosi të mos marrë masë disiplinore ndaj deputetit socialist.

Përplasjet dhe tensionet në sallën e Parlamentit kanë sjellë reagime edhe nga shumica. Partia Socialiste e Shqipërisë ka propozuar miratimin e një rezolute në Kuvend për të dënuar gjuhën fyese dhe degradimin e debatit politik gjatë seancave parlamentare.