Ballina Lifestyle Pasi hoqi dorë nga filmi, Tarantino iu përkushtua regjisë së teatrit

Pasi hoqi dorë nga filmi, Tarantino iu përkushtua regjisë së teatrit

122
0

Regjisori Quentin Tarantino po punon për një shfaqje të re britanike, premiera e së cilës mund të mbahet vjeshtën e ardhshme në skenën e West End të Londrës.

Edhe pse vendosi të mos e drejtonte filmin “Aventurat e Cliff Booth” (vazhdimi i filmit “Once Upon a Time in Hollywood”) dhe më parë anuloi projektin “The Movie Critic”, Tarantino planifikon t’i rikthehet regjisë përmes një drame origjinale që e shkroi vetë.

Sipas Daily Mail, është një farsë britanike e modës së vjetër që duhet të luhet në West End dhe të bashkojë kastin në stilin e komedisë fizike të shfaqjes “Noises Off”.

Burimi pohon se shfaqja mund të ketë premierën vjeshtën e ardhshme.

Në gusht, Tarantino la të kuptohej në një paraqitje si i ftuar në ‘podcast’ se kishte shkruar një shfaqje dhe se planifikonte t’i kushtonte një vit e gjysmë deri në dy vjet realizimit të saj.

Projekti mund të punësojë disa yje të Hollywoodit, ndërsa mund të përbëhet nga aktorë në ngritje dhe emra tashmë të afirmuar.

Regjisori, i cili jeton në Izrael me gruan e tij Daniella Pick, së fundmi e gjeti veten para kamerës së regjisorit të pavarur uellsian Jamie Adams.

Tarantino luajti përkrah Charlotte Gainsbourg, Simon Pegg, Sofia Boutella, Liam Hellmann dhe Lizzy McAlpine në filmin “Only What We Carry”.

Adams tha në atë rast se Tarantino është një aktor me talent të natyrshëm.