Ballina Politika PS nuk dorëzoi imunitetin e Ballukut, Lapaj: Një mazhorancë me 83 mandate...

PS nuk dorëzoi imunitetin e Ballukut, Lapaj: Një mazhorancë me 83 mandate u katandis në një gogël para…

97
0

Sot në mbledhjen e grupit të PS, Rama refuzoi të dorëzojë imunitetin e Ballukut, për të cilin Lapaj theksoi se është kthyer në një studio ligjore në mburojë të ish-zv.kryeministres.

Lapaj: Është çështje vullneti politik. Ligji e ka parashikuar se mund ta japin dhe s’mund ta japin. I lihet vullnetit të zgjedhurve. Ose pranohet ose refuzohet. Në rastin konkret vendimi i parlamentit është vendim politik, do të bëhet palë me drejtësinë me hapjen e rrugës ligjore, apo do të bëhet mburojë për anti ligjin? Në parim. Çështja këtu çfarë ane do mbajë parlamenti, do mbajë anën e reformës në drejtësi apo do mbrojë Belinda Ballukun dhe do bëhet barrierë.

Në fakt, metamorfoza që nga dita e parë si gjeli majë plehut që nuk do kthehemi në zyrë avokati të asnjërit, tashmë që është kthyer në një studio të madhe ligjore të Belinda Ballukut. Nuk ka mbajtur këtë qëndrim me personazhe të tjera. Se është i përfshirë vetë. Sa kohë të tjerët i lëshoj në kushte të njëjta, dhe për zonjën po hynë në konflikt me ndërkombëtarët duke bërë karshillëk shqiptarëve. Është i lidhur vetë. E pe si jua bënte sot të vetëve, mbylleni gojën. Gjithë ajo mazhorancë me 83 mandate të katandiset në një gogël përpara një zv.kryeministre, nuk është parë.