Ballina Politika “Punë ka, por s’ka profesionistë”, Malltezi ironizon me punësimin e babait të...

“Punë ka, por s’ka profesionistë”, Malltezi ironizon me punësimin e babait të Ballës: 78-vjeç merr 1 milion lekë në muaj..

128
0

Ndonëse pensionist, babai i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, rezulton i punësuar në një kompani private në Elbasan, si specialist marketingu. Këtë fakt e bën të ditur Jamambër Malltezi, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar edhe listën emërore të të punësuarve në kompaninë private.

Në statusin e bërë në rrjete sociale, Malltezi shkruan se, shtetasi Kasem Balla, 78 vjeç, paguhet edhe me një rrogë mujore prej 100 mijë lekësh

‘Punë ka por nuk ka profesionistë.  Merrni shembull nga babai ‘profesionist’ i Taulant Ballës që merr 1 milion lekë në muaj’, shkruan Malltezi në FB.