Ballina Politika “Vijën e kuqe nuk e shkel për Belinda Ballukun dhe për asnjë”,...

“Vijën e kuqe nuk e shkel për Belinda Ballukun dhe për asnjë”, Rama në mbledhjen e grupit të PS: Balluku do jetë sërish drejtuese politike në Fier!

129
0

Në fund të leximit të raportit të 5 anëtarëve socialist të Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja ka deklaruar se PS e rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. Ky vendim shënjon një një moment historik për fatin e Reformës në Drejtësi, pasi partia dhe kryeminidtri Rama të cilët deri më tani hiqeshin si mbrojtës të saj, janë pozicionuar në luftë të hapur me Prokurorinë e Posaçme.

Ndërsa e konfirmoi si drejtuese qarku për Fierin në zgjedhjet e ardhshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do ta shpallë as fajtore dhe as të pafajshme Belinda Ballukun në lidhje me ato që SPAK po heton.

Ai tha se vijën e kuqe që ka vendosur për të gjithë socialistët pas vënies në funksion të reformës në drejtësi, nuk do ta shkelë as në rastin e saj.

Nuk e kam as të mundur as të lejuar, qoftë nga ligji e zakoni që t’i mbajë pishën asnjë bashkëpunëtori. S’e kam ndërmend t’u them as juve se Belinda është një njeri që durohet lehtë në punë, sidomos kur i thotë koka që ka të drejtë e do t’i dalë e vetja. S’kam ndërmend ta shpall të pafajshme për çfarë akuzohet apo të shkel për të vijën e kuqe që e kam vizatuar në këtë sallë të nesërmen e reformës në drejtësi, e që vlen për të gjithë”, tha Rama.

E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne I I mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama.

Njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe faktikisht e bërë zakon, të cilat i përdorin mediat si forcat paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që Ballukut të ngrihen të tëra dallgët e detit të urrejtjes që zihen në 700 tenxheret e pazarit tonë politik dhe mediatik. E kthyen njeriun në kriminel me 300 vila, 2 jahte, 10 mijë euro solucione magjike për larje makine, ndërkohë rrugët e ndërtuara gjatë drejtimit të saj u shembën nga korrupsioni”, tha Rama më herët duke e konfirmuar si drejtuese e qarkut Fier.