Ballina Europë Mbrojti një vajzë që po sulmohej nga disa burra, rrihet brutalisht 28-vjeçari...

Mbrojti një vajzë që po sulmohej nga disa burra, rrihet brutalisht 28-vjeçari jashtë një stacioni treni në Belgjikë

78
0

Pamjet tronditëse të kamerave të sigurisë kanë kapur rrahjen brutale të një të riu jashtë një stacioni treni në Belgjikë, pasi ai u përpoq të mbronte një vajzë që po ngacmohej nga një grup burrash.

Videoja nga qyteti i Vilvoorde tregon viktimën e sulmit duke folur me një grup të rinjsh që më parë kishin ngacmuar një vajzë.

Papritmas, një nga të rinjtë e godet viktimën e sulmit me grusht në fytyrë, ndërsa ai përpiqet të reagojë, përpara se njëri prej tyre ta ngrejë në ajër dhe ta hedhë me forcë në trotuar. Edhe pse pas goditjes, kjo viktimë e sulmit dukej e paaftë të reagonte, grupi i të rinjve vazhdoi ta rrihte.

Pas sulmit, i riu që u rrah u dërgua në spital, me gjendjen e tij, për fat të mirë, që nuk konsiderohet kërcënuese për jetën.

Në të njëjtën kohë, dje, të hënën, prokuroria e Brukselit njoftoi arrestimin e një personi për pjesëmarrje në rrahjen e egër.