Paga mesatare në vend ka arritur në gati 84 mijë lekë në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, nga 77.4 mijë lekë që ishte në vitin 2024. Në krahasim me vitin 2024, paga është rritur me 8.4%. Në raport me vitin e mëparshëm, kur pagat ishin 10% më të larta, rritja është ngadalësuar.
Sipas raportit të INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 86.984 lekë. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto është rritur me 4,3%.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto është rritur me 4,4%.
Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin:
o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, me pagë mesatare 173.283;
o Informacioni dhe komunikacioni, me pagë mesatare 131.165;
Ndryshimi vjetor i pagës sipas aktiviteteve ekonomike:
o Rritja më e madhe e pagës ishte në aktivitetin Informacioni dhe komunikacioni, me një rritje prej 7,9%.
o Rritja më e vogël ishte në aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, prej 2,2%.
Pagat sipas profesioneve
Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin:
o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë, me pagë mesatare 135.223
o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë), me pagë mesatare 115.228
Ndryshimi vjetor i pagës sipas profesioneve:
o Rritja më e madhe e pagës ishte në profesionet Forcat e Armatosura prej 10,6%, ndjekur nga Nëpunësit prej 6,2%.
o Rritja më e vogël ishte në profesionin Manaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë prej 3,3%.
Shpërndarja e të punësuarve sipas nivelit të pagës
Në tremujorin e katërt 2025, krahasuar me tremujorin e katërt 2024, vërehet një zhvendosje e shpërndarjes së të punësuarve drejt pagave më të larta. Pjesa e grupit me paga mbi 120 mijë lekë u rrit nga 14,1% në 16,2%, ndërsa ajo e intervalit 95.001–120.000 lekë nga 12,8% në 13,2%.
Ndërkohë, pjesa e të punësuarve deri në pagën minimale ra nga 14,2% në 12,8%.
Krahasuar me tremujorin e tretë 2025, rritja kryesore vërehet sërish në grupin mbi 120 mijë lekë (nga 14,2% në 16,2%), ndërsa intervalet 40.001–95.000 lekë shënuan ulje të lehtë. Në tërësi, shpërndarja në Tr. IV 2025 paraqitet më e përqendruar në nivelet më të larta të pagës.







