Ballina Bota UNICEF ngre alarmin: Në 11 ditë lufte 10 fëmijë të vrarë për...

UNICEF ngre alarmin: Në 11 ditë lufte 10 fëmijë të vrarë për çdo ditë në Liban

71
0

Dita e sotme ka shënuar edhe ditën e 11 të luftës në Lindjen e Mesme, ku sipas agjencisë së fëmijëve në OKB, e njohur ndryshe si UNICEF ofensiva në rritje e Izraelit në Liban ka vrarë më shumë se 10 fëmijë çdo ditë deri më tani.

Të paktën 83 fëmijë janë vrarë që kur Izraeli nisi sulmet ajrore në Liban, pasi grupi Hezbollah i mbështetur nga Irani qëlloi me predha në Izrael pas bombardimeve SHBA-Izrael në Iran, raportoi UNICEF të hënën. Në total, 570 persona janë vrarë që nga 2 marsi, tha të martën Njësia e Menaxhimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë e vendit.

Kujtojmë se Izraeli lëshoi thirrje për evakuim në pjesët më të mëdha të popullsisë në Liban, përfshirë komunitetet në jug të lumit Litani.

Këto urdhra kanë zhvendosur 760,000 njerëz, që përbëjnë gati 13% të popullsisë prej 5.9 milionë banorësh të Libanit, ndërkohë që këto udhëtime të gjata bëhen më të vëshira për të moshuarit dhe gratë shtatëzëna.

Një zyrtar i të drejtave të njeriut paralajmëroi se elementët e fushatës ushtarake izraelite në Liban pasqyrojnë taktikat e përdorura për të “terrorizuar civilët” dhe “prishur operacionet humanitare” në Gaza,  ku ofensiva e Izraelit pas sulmeve të 7 tetorit e bëri enklavën palestineze kryesisht të pabanueshme dhe vrau të paktën 72,095 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë atje, sipas raportimit të CNN.