Ballina Politika Ahmetaj i kthehet Ramës nga arratia: Paradoksale, i njëjti kryeministër me dy...

Ahmetaj i kthehet Ramës nga arratia: Paradoksale, i njëjti kryeministër me dy standarde brenda një fjalimi

81
0

Ish-zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili doli në mbrojtje të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

Përmes një reagimi publik ne “Facebook”, Ahmetaj u ndal te deklaratat që Rama bëri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste të hënën paradite, ku sipas tij, kryeministri foli edhe për çështjen e tij duke pretenduar se në të kishte “1001 të zeza”.

Sipas Ahmetajt, një deklaratë e tillë bëhet në një moment kur çështja ndaj tij ende nuk ka nisur të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur. Ai e cilëson këtë si një shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë.

“Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh ‘1001 të zeza’. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur”, shprehet ai.

Ahmetaj thekson se një deklaratë e tillë publike për një çështje që i takon drejtësisë përbën shkelje të hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.

Ai e konsideron gjithashtu paradoksale, sipas tij, që kryeministri flet për respektimin e këtij parimi, ndërkohë që – sipas Ahmetajt – e shkel atë publikisht sa herë që i intereson politikisht.

“Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim”, thuhet në reagim.

Në fund të deklaratës së tij, Ahmetaj thekson se prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi.

Sipas tij, e drejta e lirisë së shprehjes, edhe për kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar këtë parim dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.

REAGIMI
Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur.
Një deklarate e tillë publike dhe për një çështje që i takon drejtësisë, përbën pikërisht shkeljen e hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.
Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim.
Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi.
E drejta e lirisë së shprehjes për këdo, përfshirë këtu edhe Kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.