Anulimi i tenderit përt ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, që synon zhvendosjen e aktivitetit tregtar nga porto ekzistues, me gjasë do të krijoja pasja të mëdham lidhur me projektin turistik Durrës Yachts & Marina të biznesmenit Mohamed Alabbar.
Projekti parashikon shndërrimin e portit ekzistues në një port jahtesh si dhe rezidenca luksoze e kulla e larta.
Që projekti të vijojë, duhet që porti të zhvendoset gradualisht drejt portit të Porto Romanos. Por, pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga dita kur u hap tenderi për pëzgjedhjen e kompanisë fituese për ndërtimin e portit të ri të integruar tregtar, gjithçka sot është kthyer në pikën zero. Kjo pas anulimit të tenderit me vlerë 400 milionë euro, pasi kompania e vetme në garë Archirodon Construksion nuk paraqiti ofertën finaciare me 9 mars, për rrjedhojë procedura ra.
Në kushtet, kur asnjë institucion nuk jep një përgjigje se kur do të nisë ndërtimi i portit në Porto Romano, gjithçka mbetet pezull. Pasi moszhvendosja e aktivitetit tregtar, pengon punimet për projektin turistik Durrës Yachts & Marina.
“Jemi duke folur për një rrezik që Shqipëria të mbetet pa port, sepse Alabari dërgon letra zyrtare kërkon lirimin e portës 4, por po të lirosh portën 4 s’ka më port Shqipëria. Nesër, Alabarit i lind e drejta të shkojë në arbitrazh dhe do të na varrosi sepse sipas kontratës që ka ne nuk po i lirojmë hapësirat”, deklaroi në një interviste telezivive ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, duke paralajmëruar një ngërc të mundshëm.
Situata komplikohet edhe më tej, pas publikimit të një letre që kreu i Dhomës Amerkane të Tregtisë Grant Van Cleve, i dërgoi kryeministrit Edi Rama të cilit i kërkonte shtyrjen dhe rishikimit e projektit të portit në Porto Romano, me argumentin se një port me kapacitet të kufizuar mund të rrezikonte funksionimin e korridorit VIII dhe rolin strategjik të Shqipërisë në rajon.







