Edi Rama ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese pas vendimit të marrë për mbylljen e Tik Tokut nga ana e qeverisë. GJK vlerësoi së vendimi i Ramës ishte në kundërshtim me lirinë e shprehjes.
Sulmi ndaj gjykatës – 30 minuta pas vendimi i GJK-së u bë publik në media – duket se është nxitur edhe nga inati se kjo Gjykatë nuk e mbrojti Ballukun, prandaj ka gjetur një shkak edhe për ta sulmuar siç po bën me të gjithë institucionet e drejtësisë kohët e fundit. Dhe shkak janë vartësit e tij të korruptuar.
Ai përmend në mesazhin e tij demek 90 për qind të prindërve që paskan menduar si Rama. Ndërkohë që në kohën që mbylli rrjetin social ai nuk kishte asnjë lloj konsultimi as me prindër e as me mësues. Por i vetmi shkak që e çoi në atë vendim ishte afrimi i fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.
Mesazhi:
Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!
Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!








