Ballina Kronika DURRES/ Përplas me makinë biçikletën, 52 vjeçari përfundon në spital

DURRES/ Përplas me makinë biçikletën, 52 vjeçari përfundon në spital

91
0

Një aksident ka ndodhur rreth mesdites në lagjen 11 Durrës, ku një 52 vjecarë që lëvizte me bicikletë është goditur nga një makinë. Sipas policisë makina drejtohej nga 30 vjecari  me inicialet V.B, ndersa bëhet e ditur se 52 vjecari është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 11, automjeti me drejtuese shtetasen V. B., rreth 30 vjeçe, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi D. N., rreth 52 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit, dhe është jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.