Më shumë se 43 mijë qytetarë amerikanë janë kthyer në Shtetet e Bashkuara nga Lindja e Mesme që nga shpërthimi i konfliktit me Iran më 28 shkurt, bëri të ditur një zëdhënës i DASH.
Sipas zëdhënësit Tommy Pigott, rreth 30 mijë prej tyre janë ndihmuar drejtpërdrejt nga departamenti përmes një grupi pune të posaçëm të krijuar për të koordinuar evakuimet dhe kthimin e qytetarëve amerikanë nga rajoni.
Autoritetet amerikane kanë organizuar fluturime charter për të ndihmuar evakuimin e qytetarëve nga Lindja e Mesme. Megjithatë, sipas Departamentit të Shtetit, këto fluturime janë përdorur mesatarisht me më pak se 40% të kapacitetit, pasi shumë amerikanë kanë zgjedhur të udhëtojnë me linja ajrore komerciale.







